Turqia: Ky është përparimi më i madh që nga fillimi i negociatave

Turqia njoftoi për ecurinë e bisedimeve të paqes që u mbajtën mes Ukrainës dhe Rusisë sot në Stamboll.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se takimi i parë ballë për ballë midis dy palëve në më shumë se dy javë ka çuar në përparimin më domethënës që nga fillimi i bisedimeve, transmeton Demokracia.com.

Cavusoglu tha se Turqia mirëpret kompromisin dhe mirëkuptimin e përbashkët të të dy vendeve për çështje të caktuara, duke përsëritur se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai tha se çështje më të vështira priten të diskutohen mes ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në të ardhmen.