Turqia nuk gjen qetësi: Goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

Turqia është goditur nga një tërmet tjetër i fuqishëm me magnitudë prej 5.5 shkallë të Rihterit.

Kështu ka bërë të ditur faqja EMSC, e cila bëri të ditur se lëkundjet u ndjenë 54 kilometra në verilindje të provincës Kahramanmars.

Kujtojmë se provinca Kahramanmars është provinca e goditur nga tërmeti, lëkundjen e të cilit u ndjenë edhe në Siri, tërmet ky që la të vdekur mbi 46 mijë njerëz.