Turqia prodhon makinën vendase/ Erdogan, i pari që e provon

Sot Turqia prezantoi makinën e parë vendase, të zhvilluar nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG).

Ceremonia u realizua në Luginën e Informatikës në rrethin Gebze të provincës industriale Kocaeli, me pjesëmarrjen e shumë zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, krerët e projektit, inxhinierë, ekspertë dhe të ftuar të tjerë.

“Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare”, tha presidenti turk Erdogan, i cili ka qenë edhe personi i parë që e ka provuar makinën.

Prezantohet automobili vendas i Turqisë ( Serhat Çağdaş – Anadolu Agency )

Duke thënë se mbi 100 inxhinierë turq kanë punuar për të realizuar projektin, ai tha se “Ne nuk blejmë licencë ose leje nga askush, por i përcaktojmë vetë të gjitha tiparet teknike”.

Makina do të prodhohet në dy kategori, njëri me më pak kuaj fuqi që do të mund të punojë me një të mbushur mbi 300 kilometra dhe të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë në 4,8 sekonda, si dhe ai me më shumë kuaj fuqi që do të mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë në 7,6 sekonda./Dritare.net

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në prezantimin e automobilit të Turqisë. ( Presidenca e Turqise / Murat Çetinmühürdar – Anadolu Agency )