Tyson Fury assesi të bëhet rehat, tani i dehur e sulmon një taksist

0
122

Kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Tyson Fury, i cili njihet për shumë incidente jashtë ringut të boksit dhe këtë e ka treguar edhe një herë në rrugët e Francës, ku ndodhet me pushime.

Fury ishte padyshim shumë i relaksuar me pushime, ai nën ndikimin e alkoolit u filmua duke pasur vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit dhe duke tentuar të sulmojë një shofer taksie, transmeton Demokracia.com.

Në shoqërinë e tij ndodheshin disa persona dhe u përpoqën ta ndihmonin të hipte në taksi, por shoferi nuk pranoi ta priste, duke parë se në çfarë gjendje ishte.

Miqtë u përpoqën të bindin shoferin që të pranonte Furyn, por ai me vendosmëri e hodhi poshtë këtë mundësi dhe dha gazin, për t’u larguar nga kampioni i boksit dhe miqtë e tij.

Furyt padyshim që nuk i ka pëlqyer kjo, ndaj ka pasur një nxitim agresioni, kur ai është nisur drejt taksit dhe videoja e publikuar nga British Sun tregon se ai ka tentuar të godasë veturën.

Jo shumë kohë më parë, Fury u filmua duke sulmuar një fans të tij në aeroplan.