U anashkaluan në zbulimin e bustit të Anton Çettës në Klinë, reagon OVL UÇK

Sot në qytetin e Klinës u bë zbulimi i bustit të veprimtarit, Anton Çetta, shkruan Fokusi.info.

Por, OVL UÇK nga kjo komunë, janë shprehur të indinjuar për shkak se udhëheqja komunale kanë anashkaluar tri organizatat e luftës çlirimtare në këtë manifestim.

Njoftimi:

Sot me datën 01.05.2021 është berë zbulimi i bustit te veprimtarit te çeshtjes kombëtare nen patronatin e Komunës se Klinës.

Ka qenë praktikë qe keto zbulime gjithëherë janë berë bashkë me tri Organizatat e Luftës Çlrimtare.

Çuditërisht asnjë njoftim dhe anashkalim i Organizatave te Luftës Çlirimtare për mos pjesmarrjën tone ne ketë zbulim.

Ne si Organizata do vendosim lule prane ketij veprimtari tanime pa Qeverisjen Komunale e cila na anashkaloj turpi do bije mbi ta, thuhet në njoftim./Fokusi.info/