70 vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë kishte plagë në kokë, jepen detaje të reja

Një 70 vjeçar është gjetur i vdekur sot në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.

Policia këtë rast e ka klasifikuar si “vdekje të dyshimtë”, teksa hetimet janë duke vazhduar, shkruan lajmi.net.

E detaje të tjera ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Veriut, Branislav Radoviq.

Ai për “Kossev” ka konfirmuar se viktima kishte pasur disa plagë në kokë, mirëpo që nuk dihet se nga çka janë shkaktuar.

Me rastin është duke u marrë Prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe Njësiti Rajonal Policor.

Ndërkaq, trupi është dërguar në IML për obduksion.