U gjet i mbytur me shenja dhune/ Identifikohet 22-vjeçari që u gjend i pajetë në plazh

I riu që u gjend i mbytur një ditë më parë në plazhin e Zvërnecit është identifikuar. Mësohet se bëhet fjalë për 22-vjeçarin Sokol Shytre, banues në Tiranë.

Ndërkohë, për të ndihmuar hetimet policia publikoi ditën e sotme një foto të tatuazheve në dorën e të ndjerit, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve nëse dikush mund ta identifikojë të kontaktojë me Policinë e Shtetit.

Në përfundim të ekspertizës mjekoligjore, të riut i janë konstatuar disa hematoma në kokë duke ngritur dyshime për dhunë të ushtruar ndaj tij para se të hidhej në det.