U hodh nga autobusi për të shpëtuar, vdes në spital pasagjerja

Një autobus me 15 pasagjerë ka pësuar defekt në fshatin Tregan mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Raportohet se në momentin që autobusi pësoi defekt një pasagjere nga frika dhe paniku është hedhur për të shpëtuar. Si pasojë e plagëve të marra pasagjerja është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit Kirurgjik të Elbasanit, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë.

Pasagjerët e tjerë nuk kanë asnjë problem, shoferi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.