U infektua nga i biri/ Shënohet viktima e 2 nga koronavirusi në Shkodër

Një 80-vjeçar nga Shkodra, i cili ishte prekur me COVID-19 ka ndërruar jetë këtë të premte.

I moshuari ishte infektuar nga i biri që identifikohet ndër rastet e para të infektuar me koronavirus në Shkodër, pas pjesëmarrjes në një varrim.

80-vjeçari është nga lagjja Dobraç dhe është personi i dytë që ndërron jetë nga virusi në Shkodër.

Në total, në Shkodër regjistrohen 49 të prekur, 4 prej të cilëve janë raportuar vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të gjithë vendin deri më tani regjistrohen 24 viktima.