Moti nesër dhe në ditët në vazhdim në Kosovë e Shqipëri

Pas kalimit të frontit të dobët të ftohtë ajror i cili solli edhe reshje bore në disa rajone tani atmosfera është stabilizuar dhe mbi rajon po fuqizohen përsëri masat ajrore të thata dhe stabile anticiklonike. Reshjet e dëborës ishin më të dendura se sa ishin paraparë.

Nesër në Kosovë pas një mëngjesi të ftohtë dhe me mundësi për mjegull, gjatë ditës pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe stabil, por mund të ketë edhe vranësira kalimtare.

Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër do të mbajë mot kryeissht stabill dhe i kthjellët. Vende-vende do të ketë vranësira të shtresave të larta atmosferike.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Netët dhe mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta dhe me mundësi për mjegull, kurse temperaturat ditore do të shënojnë ngritje graduale. Vetëm në ato rajone ku eventualisht do të ketë mjegull do të jetë më ftohtë./Meteoballkan/