U largua nga shtëpia, si u gjet me dron pas 24 orësh e moshuara

24 orë pasi ishte larguar nga shtëpia, një e moshua në Gjirokastër është gjetur sot nga policia.

Sipas një njoftimi për mediat, kërkimi për të moshuarën ka nisur menjëherë pas denoncimit të familjarëve, ndërsa ajo është gjetur falë pas përdorimit të një droni.

74-vjeçaren me inicialet V. F., u gjet në pyllin e fshatit Hundkuq, ndërsa sipas familjarëve, ajo vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër.

Largohet nga banesa e moshuara me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë.

Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është  larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.

Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë  për  largimin nga banesa të  shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren  duke përdorur dronin e Policisë.

Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e  shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq.

Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre.

#policianesherbimtekomunitetit