Haradinaj përkujton Betejën e Çabratit

Ish kryeministri i Kosovës  dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Betejën e Çabratit. Haradinaj ka thënë se bijtë e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë.

Sot kujtojmë Betejën e Çabratit, heroizmin e Brigadës 137 Gjakova, dhe trimat dëshmorë që ranë për lirinë e vendit. Armiku për hakmarrje ndaj humbjeve në frontin e luftës, nuk kurseu civilët e pafajshëm te Ura e Taliqit.

Kujtojmë me respekt njëzet e gjashtë jetët e sakrifikuara për liri. Trembëdhjetë shqiptarë të pafajshëm po të njëjtën ditë u ekzekutuan edhe në Ozdrim të Pejës, fshat që u mobilizua që nga fillet e luftës për liri. Heroizmi e sakrifica e popullit tonë kurrë nuk do të harrohen ka thënë Haradinaj.