U mbyt në rezervuar, gjendet trupi i pajetë i 19-vjeçarit në Kukës

Një 19-vjeçar është gjetur i pajetë nga polumbarët dhe forcat RENEA. Sipas policisë, më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B. 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

Shtetasi S. B. është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.