Humb zgjedhjet, Basha: Beteja sapo ka filluar, demokracia do të fitojë!

Selia e PD gumëzhinte nga mbështetësit e saj, ndërkohë që kryedomokrati Basha mbajti një fjalim para tyre, pas takimit me drejtuesit e qarqeve.

Basha premtoi të gjithë mbështetësit e tij se nuk do ti zhgënjejë dhe do të luftojë për ta, duke shtuar më tej se beteja sapo ka filluar dhe demokracia do të fitojë në fund!

Basha: Të rinj dhe të reja, burra dhe gra ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme. Ju premtoj ne nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë, do të luftojmë për ju. Për qindra mijëra qytetarë që luftuan për ne. Zëri juaj do të dëgjohet qartë, është përgjegjësia ime para jush dhe para Shqipërisë.

Nata që ka rënë sonte njësoj si hijet që aviten në zemrat e shqiptareve do të davaritet. Dielli do të ngrihet sërish nesër, fryma e ndryshimit që ne sollëm është më e fortë se kurrë. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur dhe do të luftojmë çdo ditë, çdo çast për të mbrojtur demokracinë, për një të ardhme më të mirë. Beteja vetëm ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund. Demokracia do të fitojë! Shqipëria do të fitojë.

Top Channel