U nda nga jeta në Itali nga COVID-19, dëshira e fundit e 45-vjeçarit shqiptar: Dua të vdes në shtëpinë time

Një 45-vjeçar shqiptar, i cili u humb jetën në Itali pasi u diagnostikua me COVID-19 para se të vdiste kishte një dëshirë të fundit, të cilën nuk e realizoi, të vdiste në shtëpinë e tij pranë njerëzve të dashur.

Altin Hyso është një prej shqiptarëve, të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin në Itali.

Siç raporton “Il Messaggerro” 45-vjeçari jetonte prej 25 vitesh në Sulmona dhe prej shumë  kohësh kishte zbuluar se vuante nga një sëmundjen e rëndë, kundër së cilës ai luftoi shumë.

Për gjashtë vjet ai kishte arritur të jetonte më sëmundjen, megjithëse me vuajtje dhe dhimbje të mëdha.

Ai vdiq në spitalin e Chietit, ku ishte transferuar nga institucionet shëndetësore pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Dëshira e tij e fundit ishte që të vdiste në shtëpinë e tij mes njerëzve të dashur të familjes, dëshirë e cila mbeti e paplotësuar.

“Në prisnim rezultatin e testit të dytë, për ta sjellë atë në shtëpi”, thanë familjarët e 45-vjeçarit shqiptar.

“Ne do ta kujtojmë atë për buzëqeshjen e tij që nuk u zhduk kurrë, madje as gjatë viteve të vështira të sëmundjes dhe madje edhe pasi mësuam se ai ishte pozitiv me COVID-19”, thanë familjarët.

Hyso, i cili punonte si punonte si punëtor ndërtimi la gruan dhe dy fëmijët e tij të mitur, ndërsa ngjarja e rëndë preku komunitetin mbarë shqiptar në Abruzzo.

Emigranti shqiptar ishte një person i vlerësuar dhe i respektuar, i cili e donte jetën.

Shqiptarja.com