VV fton edhe njëherë qytetarët të dalin të votojnë

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar edhe njëhere qytetarët që të dalin dhe të votojnë.

VV në një shkrim në Facebook thotë se komunat tona kanë nevojë për tranparencë, drejtësi, zhvillim si dhe ide të reja.

Postimi i plotë i VV-së:

Është ora e fundit për të votuar, pra thirrini miqtë e familjarët tuaj që të dalin të votojnë.

Komunat tona kanë nevojë për transparencë, drejtësi, zhvillim, ide të reja dhe vendime që merren nga vetë qytetarët.

Bëhuni pjesë e vendimmarrjes, dilni e votoni!