U pezullua nga ministrja Besa Shahini se nuk reagoi për kërkesat e studentëve, PD merr në mbrojtje rektorin Mynyr Koni

Pas pezullimit nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Sipas PD-së, ky veprim është tregues i qartë i cënimit të autonomisë universitare.

Reagimi i plotë:

PEZULLIMI I REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS CËNON RËNDË AUTONOMINË UNIVERSITARE
Atë që Rama nuk arriti të bënte para 3 vjetësh me Shullazin, ka vendosur ta bëjë tani nëpërmjet Ministres së Arsimit Besa Shahini. Pezullimi dhe kërkesa për shkarkim e Rektorit të Universitetit të Tiranës është antikushtetuese! Ajo bie ndesh me  nenin 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 3 të ligjit për Arsimin e Lartë, që garantojnë #Autonominë #Universitare.

Edi Rama nuk shqetësohet aspak për ligjet që shkel vetë çdo ditë ai dhe ministrat e tij për të vjedhur qytetarët dhe për të dhunuar të drejtat e tyre.