U sulmua fizikisht para katër ditësh, humb jetën nga lëndimet një burrë në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka humbur jetën personi që po trajtohej nga lëndimet që kishte marrë më 8 dhjetor si pasojë e një sulmi fizik nga një burrë tjetër në Shtërpcë.

Përmes raportit 24-orësh, policia ka konfirmuar se ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.