Dhjetëra persona të arrestuar në Kosovë, nuk përfillën orën policore

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë disa masa në drejtim të parandalimit të përhajes së koronavirusit në vend.

Në mesin e shumë masava është edhe ajo e kufizimit të lëvizjes së njerzve nga ora 17:00 deri në 06:00.

Ndonëse këtë vendim Gjykata Kushtetuese e ka kontestuar e që 13 prillin e ka caktuar si datën e përfundimit të kësaj mase. Mirëpo qeveria ka vendosur që këtë mas ta mbajë deri më 12 prill.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë me dije se janë dhjetra arrestime ndaj personave që nuk kanë respektuar masën e orës policore.

Në raportin 24 orësh theksohet se Prishtina prinë me numrin më të madh të arrestimeve ndaj këtyre personave. Vetëm në Prishtinë janë arrestuar 6 persona të cilët nuk kanë përfillur vendimin e qeverisë.

Tutje, masa e kufizimit të lëvizjes nuk u respektua edhe në Prizren, atje u arrestuan 4 persona.

Ndërkaq, në Ferizaj, Gjakovë, Pejë dhe në Veri të Mitrovicës, është arrestuar vetëm nga 1 person kështu duke e quar numrin në 14 të personave të arrestuar ku të njjëjtit nuk kishin përfillur masën e lëvizjes.