U vodh llaptopi i gjyqtarit të Speciales në Paris, kryeveterani: Nëse më vijnë të dhënat, çka të bëj unë?

Gazeta Nacionale gjatë të dielës ka bërë publike raportimin e gazetës franceze ku thuhej se i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Gjykatës Speciales me të dhëna sensitive.

E për këtë vjedhje ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku ka pyetur se çfarë duhet të bëjë nëse këto të dhëna që janë vjedhur përfundojnë në zyret e OVL-UÇK-së në Prishtinë.

https://www.fokusi.info/grabitje-ne-paris-nje-gazete-franceze-raporton-se-i-eshte-vjedhur-laptopi-nje-gjyqtari-te-speciales-me-te-dhena-sensitive/lajme/

Ai ka lënë të kuptohet se do t’i publikojë nëse i dërgohen të dhënat atij.

P.S. E nëse na vijnë këto të dhëna, çka me ba unë? Edhe fshehtë nuk mbahen!” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Le Journal du Dimanche, një gazetë franceze, ka publikuar sot një shkrim në të cilin ka pretenduar se është bërë një vjedhje në banesën e një gjyqtari të Gjykatës Speciale. Bëhet fjalë për vjedhjen e një laptopi me të dhëna sensitive.

Për të kuptuar se çka bëhet fjalë, ftoheni të klikoni KËTU.