Qorrolli: Rasti “Pronto” faktoi se për të hyrë në punë shteti nevojitet libreza e partisë

Juristi Vigan Qorrolli ka thënë se me lirimin e të dyshuarve për rastin “Pronto” nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është dëshmuar se në Kosovë për te hyrë në punë shteti duhet pasur librezë partie, ose me pasur të njohshëm dikë prej bosëve politikë.

Sipas Qorollit, të përkëdhelurve të partisë u janë krijuar favore përtej normales, ndërsa qytetarëve pa njohje dhe pa mbështetje politike u janë shkelur të drejtat, njofton Klan Kosova.

“Demokracia politike nuk ushtrohet duke e faktuar nepotizmin, kapjen dhe partizimin institucional. Ajo ushtrohet përmes vetëdijes kolektive se këto tre gjëra janë të dëmshme dhe të këqija për shoqërinë”.

“Gjyqtari sot ka dështuar me themel që t’i restaurojë gabimet e politikës dhe dëmet që ajo ia ka shkaktuar shoqërisë në këto 20 vjet. Në fakt ky gjyqtar i ka legjitimuar ato përmes vendimit të tij gjyqësor si ‘veprime te drejta’”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.