U zgjatet orari restoranteve dhe lokaleve tjera

Pas takimi të sotëm virtual në mes të kryetarëve të komunave të Kosovës dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Vitija, përveç njoftimi për heqjen e orës policore, është marrë edhe një vendim tjetër.

Është vendosur që edhe lokaleve t’i zgjatet orari i punës deri në ora 23:00,e që deri më tani ishte në ora 22:00, shkruan indeksOnline.

“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23:00 ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, bëhet e ditur në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.