UEFA/ Wow Kosova, Çfarë suksesi, 15 ndeshje pa humbje

Kosova është kryefjala e ditës së sotme.

Të besuarit e Bernard Challandes fituan me përmbysje 2-1 përballë Çekisë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Por akoma edhe më historike është fakti që përfaqësuesja e Kosovës ka një ecuri fantastike, 15 ndeshje pa pësuar humbje duke koleksionuar 10 fitore dhe 5 barazime.

Ekipin e Kosovës e ka komentuar edhe UEFA.

Ja reagimi i faqes “Euro 2020”: