Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë trupat e ushtarëve të vdekur në luftë

Kiev

Ukraina dhe Rusia po vazhdojnë me shkëmbimin e trupave të ushtarëve që kanë humbur jetën në luftën mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës në Ukrainë, theksohet se vazhdon shkëmbimi i ushtarëve të vdekur në Luftën Ukrainë-Rusi.

Në këtë kuadër, Ukrainës i janë dorëzuar trupat e pajetë të 64 ushtarëve, thuhet në deklaratë, ku shtohet se edhe ndaj palës ruse është kryer dorëzimi i trupave të ushtarëve.

Edhe deputeti i Dumas, dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, Shamsail Saraliyev, në një postim nga llogaria e tij në median sociale njoftoi se Rusia ka pranuar 60 trupa të ushtarëve të saj.