Ukraina pavarësohet nga sistemi energjetik rus

Ukraina është lidhur me një rrjet elektrik që përfshin pjesën më të madhe të Evropës, duke i lejuar vendit të shkëputë sistemin e tij të energjisë nga Rusia, thanë zyrtarët të mërkurën, raporton AP.

ENTSO-E me bazë në Belgjikë, që përfaqëson dhjetëra operatorë transmisioni në Evropë, ka thënë se rrjetet elektrike të Ukrainës dhe fqinji i saji vogël Moldavia kanë qenë të sinkronizuara suksesshëm me Sistemin e Energjisë Kontinentale të Evropës.

Operatorët energjetikë kanë përgatitur një lëvizje të tillë pasi Rusia aneksoi Krimenë më 2014, por pushtimi i shkallës së lartë rus në Ukrainë nxiti kërkesën urgjente nga Kievi që ta përshpejtonte procesin që kërkonte vjet për t’u përmbushur.

ENTSO-E ka thënë se kjo nënkupton se ata do të kenë mundësi ta mbajnë stabilitetin e sistemeve energjetike të Ukrainës dhe Moldavisë.

KOHA