Ukraina publikon shifrat rreth numrit të viktimave nga lufta me Rusinë

Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës ka publikuar të dhënat e fundit rreth vdekjeve në këtë shtet pas ofensivës së Rusisë.

198 persona kanë vdekur, të paktën, deri më tani në mesin e tyre edhe tre fëmijë, përcjell Demokracia.com.

Deri më tani, rreth 1 mijë e 115 persona janë të lënduar, në mesin e tyre edhe 33 fëmijë.

Rueters raporton se nuk dihet nëse të dhënat i referohen vdekjeve civile, apo edhe atyre të personelit ushtarak.

Sot është dita e tretë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, nën synimet për pushtim, përcjell Demokracia.com.

Ukrainasit sot u zgjuan duke parë se disa apartamente në Kiev janë sulmuar me raketa nga Rusia.

Reuters raporton gjithashtu një sulm me raketa që synon zonën pranë aeroportit të Kievit, sipas një dëshmitari vendas.