“Ule xhamin se nuk na kap ne kjo e flamosura”, miku rrëfen takimin e fundit me skulptorin Bajo

Miqtë të shumtë janë tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Arben Bajo, i cili nuk e fitoi dot betejën me Covid-19.

Roland Bejko në një status në Facebook shkruan për takimin e me Bajon në Akademinë e Shkencave.

‘Beni luante me jetën kukafshehti , ja kështu si te kjo foto. Për herë të fundit e kam takuar disa ditë më parë pranë Akademisë. Isha duke ecur me makinë. E pash në trotuar dhe i rashë borisë. Kthehu kokën, më pa dhe u afrua te makina. Ula pak xhamin. “Ule mor tamam”,- më tha “mos ki frikë se s’na kap ne kjo e flamosura…””, rrëfen Bejko.

Më tej miku i tij shton se në atë të takim që fatkeqësisht rezultoi i fundit që të “shkëmbyen romuze për politikë, edhe pse Benit nuk ia ndiente shumë për të”.

“Folëm për punimet e tij dhe për Covid. “Na ndau”,- tha, “bëhu për një kafe, ti e di ku më gjen”. Si mund ta dija që në fakt ato dy tre minutat e bisedës në këmbë, ishin të fundmet e gati 40 vjet miqësi qysh nga koha kur akoma fëmijë, mësonim pikturë? Lamtumirë Ben, Sa herë të flitet për At Zef Pllumbin do kujtojmë ty. Sa herë do dëgjojmë këngët e Vaçe Zelës do na shfaqesh aty si një personazh i një videoklipi të përjetshëm! Ti u dhe jetë atyre sigurisht, por ata dhe qindra vepra të tjera ty të dhenë përjetësi të merituar. I paharruar miku im, miku ynë! Mirë u pafshim!”, shkruan Bejko.

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.