Sonte superkupa e Evropës: Liverpool-Chelsea. Ja formacionet zyrtare

Dy ekipe të Europës, të dyja nga Anglia, Liverpool dhe Chelsea do të përballën sonte në stadiumin “Besiktas Park” të Stambollit.

E në këtë ndeshje, Jurgen Klopp ka vendosur që të startojë pa Xherdan Shaqirin, por në sulm ka vendosur të startojë me Mane, Salah dhe Oxlade-Chamberlain.

Kurse edhe Frank Lampard ka vendosur që të startojë me një formacion sulmues, me Pulisicin, Giroud dhe Pedron.

Ndryshe, në këtë ndeshje Liverpool hynë si fituese e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku në finale në qershor mundi skuadrën tjetër angleze Tottenham Hotspur.

Ndërkohë, Chelsea triumfoi në Europa Ligë kundër Arsenalit.