“Unë të votova ty, ti votoje Trustin”| Protestohet për lejimin e tërheqjes së parave nga Trusti

Ka filluar protesta përmes së cilës po bëhet thirrje që të lejohet tërheqja e një pjesë të parave nga Trusti.

Dhjetra qytetarë janë parë duke protestuar para Qeverisë, në mesin e tyre edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, raporton Demokracia.com.

Bekim Haxhiu i PDK-së dhe disa deputetë të AAK-së janë parë të pranishëm në protestë.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet ka bërë të ditur se do ta kundërshtojë fuqishëm lejimin e tërheqjes së këtyre parave.

Sa i përket shumicës parlamentare, në sallën e Kuvendit duhet të jenë të pranishëm 61 deputetë, 31 prej të cilëve duhet të votojë për që të votohet kjo tërheqje.