Pesë vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prizren-Gjakovë (foto/video)

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prizren-Gjakovë.

Në aksident janë përfshirë pesë vetura, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Në pamjet e siguruara nga Ballkani.info, shihen veturat e aksidentuara.

Sipas dëshmitarëve, të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. /Ballkani.info