Ushtruesi i detyrës i kreut të OVL UÇK, Faton Klinaku infektohet me COVID-19

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Fokusi.info.

Është vetë Klinaku i cili e bëri të ditur këtë, duke thënë se pasi pati pak simptoma u testua për virus dhe tashmë është njoftuar nga IKSHPK se ka rezultuar pozitiv, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se pavarësisht kësaj, mendon se vendi nuk duhet të izolohet pasi sipas tij izolohen të gjithë ata që rezultojnë pozitiv.

Njoftimi i plotë i tij:

Të nderuar/e,

Pasi kam pasur pakëz simptoma, e kam bërë testin për virusin Covid-19 dhe sapo u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv! Në përgjithësi ndjehem mirë dhe do të mundohem që t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.

Përsëri mendoj se vendi nuk duhet të izolohet, sepse izolohemi ne që kemi rezultuar pozitiv.

Një gjë, përveç tjerash, që ka mbetur pa u kryer, është dërgimi në kushtetuese i çështjes së mandatit të Gjykatës Speciale, prandaj iu bëjë thirrje deputetëve që ta dërgojnë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese.

Mediat mund të më kontaktojnë pa hezitim edhe në këto kushte të izolimit.

Ju falemnderit!