Valbon Krasniqi dhe Basri Lenjani në garë për drejtor të SHSKUK-së

Është zhvilluar testimi me shkrim për kandidatët për Drejtor të Shërbimit Spitalit Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Nga katër kandidatët sa ishin gjithsej sot morën pjesë vetëm dy prej tyre, Valbon Krasniqi dhe Basri Lenjani.

Krasniqi në vlerësimin e komisionit mori 34 pikë nga testi me shkrim, kurse Lenjani 19, transmeton lajmi.net.

Nesër, datë 4 shkurt pritet të bëhet edhe intervistimi me gojë për kandidatët.

Në garë për drejtor të SHSKUK-së ishin edhe Saudin Maliqi dhe Gani Halilaj.