Valbon Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së

Ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Kjo u konfirmua nga vet zyra e ShSKUK-së.

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi”, thuhet në njoftimin e zyrës.

Në vend të Krasniqit, është emëruar gjinekologjia e Klinikës së Gjinekologjisë, Pranvera Zjenullahu-Raci.

“Po ashtu ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi”, thuhet në njoftim.

Për punen e Krasnqiti në krye te SHSKUK-së, vërejtje janë dhënë edhe nga zyra e Auditorit të Përgjithshëm

Ky raport ka vënë në pah shkelje të shumta dhe parregullsi në menaxhimin e buxhetit dhe kontratave brenda SHSKUK-së.

E këto gjetje mund ta çojnë sot Krasniqin drejt shkarkimit nga Bordi Drejtues. Krasniqi është emëruar në këtë pozitë në korrik të vitit 2020, pas shkarkimit të ish-drejtorit Basri Sejdiu.

Nacionale ka raportuar për gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditorit rreth gjetjeve në SHSKUK.

Kujtojmë se Krasniqi ishte emëruar në këtë pozitë në korrik të vitit 2020, pas shkarkimit të ish-drejtorit Basri Sejdiu. Ky i fundit kishte ardh në pozitë pas dorëheqjes së Curr Gjocajt në vitin 2017.