Valon Murati kujtoi dëshmorët Talla, Maliqi dhe Durmishi

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kujtuar dëshmorët, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

“Lufta e popullit shqiptar e prirë nga famëmadhja UÇK e solli lirinë, e pavarësinë e Kosovës si hap i parë drejt bashkimit kombëtar, me betimin për të cilin ranë të gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi për Hyzriun, Afrimin e Ilirin. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj e drejtë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Statusi i plotë i Muratit:

“Sot u bën 21 vjet nga rënia e shokut tim të dashur Hyzri Tallës me bashkëluftëtarët Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Vitet po kalojnë, e kujtimi për ju nuk po venitet. Përpjekja, lufta, dhe rënia e juaj qëndrojnë fortë në themelet e lirisë së Kosovës dhe janë udhërrëfyes për ta bërë vendin tonë edhe më të mirë, më të begatë e me më shumë mirëqenie.

Lufta e popullit shqiptar e prirë nga famëmadhja UÇK e solli lirinë, e pavarësinë e Kosovës si hap i parë drejt bashkimit kombëtar, me betimin për të cilin ranë të gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi për Hyzriun, Afrimin e Ilirin. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj e drejtë.”