Valon Syla imiton Lutfi Hazirin dhe Hashim Thaçin (VIDEO)

Analisti Valon Syla ka treguar se ka aftësi për të imituar persona të ndryshëm.

Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” Syla ka imituar kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Po ashtu, ai me gjeste dhe mimika e ka imituar edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se është vështirë të imitohet një person i cili nuk ka karakteristika të veçanta.