Marrëveshja e 27 shkurtit, Asociacioni e situata në Veri: Bislimi tregon se çfarë u diskutua në takimin me Petkoviq

Besnik Bislimi, kryenegociator nga ana e Kosovës për dialogun me Serbinë është deklaruar pas takimit që ka pasur me Petar Petkovic, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, më sakt nga i dërguari special i BE’së, Miroslav Lajcak.Bislimi i pyetur për rezultatet nga takimi i sotëm, ka thënë se sot nuk është dashtë të pritet për ndonjë rezultat.

Ky takim, siç ka thënë ai ka qenë për ta bërë të qartë se ku ndodhet procesi i dialogut dhe se ku duam të shkojmë.Ai ka thënë edhe se sot është diskutuar për gjithçka që ka të bëjë me marrëveshjen e 27 shkurtit.

Pos këtyre, Bislimi ka kritikuar palën serbe duke thënë se këta të fundit nuk kanë pasur gatishmëri që të diskutohet.

Zëvendëskryeministri ka njoftuar edhe se, situara në veri nuk ka qenë fare pjesë e diskutimeve.

‘‘Unë mendoj që rezultati as nuk është dasht të pritet sot. Është thellim i diskutimeve në mënyrë që ta kem të qartë se ku ndodhemi me procesin dhe se ku duam të shkojmë. Gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes bazike të 27 shkurtit. Pala serbe ka thënë se ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit e pastaj do të flasim për pjesën tjetër. Mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet. Situata në veri nuk është trajtu fare sot. Mirëpo kanë qenë dokumentet të cilat na i ka sjell zoti Lajcak në vizitën e tij me 11 maj në Prishtinë’’, ka thënë Bislimi ndër tjerash.