Valon Tolaj dorëhiqet nga pozita e drejtorit menaxhues të AKP-së

Drejtori menaxhues i AKP-së Valon Tolaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Ai në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se zyrtarisht e ka njoftuar sot Bordin e Drejtoreve me vendimin e tij, përcjell Fokusi.info.

Kujtojmë se Tolaj ishte emëruar në pozitën drejtor menaxhues me mandat prej katër vjetësh në nëntor 2018, pas shkarkimit të Ekrem Hajdarit.

Postimi i plotë:

Miq e kolegë,

Sot, zyrtarisht kam njoftuar Bordin e Drejtoreve me vendimin per doreheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues te AKP-se.

Falenderoj koleget, pa perjashtim, per bashkepunim per 3 vite me radhe. Ish anetareve te Bordit te Drejtoreve u jam morenjohes per mbeshtetjen, e poashtu Bordin e Drejtoreve aktual per qasjen e korrektesine e tyre.

Drejtimi qe po merr procesi i transformimit te prones shoqerore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, me kane bere te vleresoj qe kontributi im i metutjeshem ne AKP eshte panevojshem edhe me tutje./Fokusi.info/