Parkingu Nëntokësor i Prishtinës afër përfundimit, Përparim Rama publikon pamjet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e Parkingut Nëntokësor të Prishtinës janë drejt fundit.

Ai ka publikuar për herë të parë pamje nga parkingu, derisa ka bërë me dije se hapja zyrtare do të bëhet në nëntor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Parkingu Nëntokësor i Prishtinës po përfundon! ???????? 90% e punimeve veçse janë kryer, e hapja zyrtare pritet të bëhet në nëntor”, ka shkruar Rama.