Varroset luftëtari i UÇK’së, Ajvaz Karpuzi

Sot, në prani të shumë bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve, OVL UÇK-së iu dha lamtumira e fundit, luftëtarit të UÇK-së Ajvaz Karpuzi.

I ndjeri ishte luftëtar i orëve të para të luftës së UÇK-së, ish Kryetar i OVL të UÇK-së dega në Lypjan, anëtar i Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë.

Për jetën dhe veprën e tij, folën nga OVL e UÇK-së dega në Lypjan./Fokusi.info/