Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve (tabela)

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë, edhe mëngjesin e sotëm po përballen me pritje të gjata në pikë kalimet kufitare me Serbinë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, mëngjesin e së shtunës në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në katër orë, ndërkaq kolona është e gjatë mbi një kilometër.

Ndërsa në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në dy orë, raporton Telegrafi.

Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera përreth nuk ka pritje.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Koha e freskimit: 17.08.2019    ora: 07:55

Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje
(min)
Dalje
(min)
Kolona (metra)
Hyrje
Kolona (metra)
Dalje
Glloboqicë 03-05 03-05 00 00
Qafë e Prushit 03-05 03-05 00 00
Qafë e Morinës 03-05 03-05 00 00
Kullë 03-05 03-05 00 00
Bërnjak 03-05 03-05 00 00
Vërmicë 03-05 03-05 00 00
Hani i Elezit 03-05 03-05 00 00
Jarinje 03-05 03-05 00 00
Mutivodë 03-05 60 00 100
Muçibabë 03-10 15-25 20 50
Dheu i Bardhë 05-10 90-110 20 900
Merdare 15-20 240 100 1000