Vazhdon aplikimi për pranim të studentëve të rinj në UShAF

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), po vazhdon aplikimi i rinjve për pranim në studime për vitin akademik 2019/20.

Është dita e dytë konkursit dhe deri më tani po shfaqet interesim i madh për aplikim në programet të cilat UShAF i ka hapur në afatin e parë të konkursit.

Arianita Jashari, e cila ka aplikuar në programin Inxhinieri Industriale me Informatikë dhe Arta Kamberi, e cila ka aplikuar në programin Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve, ishin ndër aplikueset e para, të cilat me dëshirë të madhe zgjodhën Universitetin tonë dhe sipas tyre arsyet që kanë përzgjedhur këtë Universitet janë kushtet e krijuara për studentë, cilësia, praktikat e studentëve dhe aktivitetet e shumta që organizon universiteti.