Vazhdon edhe sot pastrimi i deponisë në “Fushën e Pajtimit” (foto/video)

Në Ditën e Tokës kishte filluar të pastrohej një deponi në lagjen “Fusha e Pajtimit” në Prishtinë, ku janë mbjellë edhe drunj, nga ku është bërë thirrje që të kenë më shumë kujdes ndaj tokës.

Në kuadër të Javës së Tokës që po organizohet në Prishtinë është planifikuar që të mbillen mbi 1 mijë drunj në tërë territorin e kryeqytetit.

Ka vite të tëra që buzë Lumit Prishtevka në Lagjen “Fusha e Pajtimit” në Prishtinë, hedhen shumë mbeturina nga qytetarë të pandërgjegjshëm, të cilët i sjellin ato nga jashtë lagjes me traktorë dhe makina të tjera.

Aty afër jetojnë qytetarët në dy komplekse me nga 50 banesa dhe shtëpi të shumta, të cilët e kanë problem të dalin nëpër ballkonet e tyre, por edhe fëmijët për të lozur, për shkak të frikës nga ndonjë epidemi./fokusi.info/