Dështimi po shihet prej aeroplanit! A u ngitë Vetëvendosje për këto dy vjet?

Nga Valon Syla:

A u ngitë Vetëvendosje për këto dy vjet?

Jo. Nginu mirë… qe po mundohem me i shpjegu disa fakte që si rrokin sondazhet shpejt.

Tash mas dy vjete deshprim në Qeverinë Kurti, ka me ju mbajt vec inati i juaj, jo puna e mire e Qeverisë Kurti.

Ka me ju mbajt inati që keni gabu në besim te një njeri që ja u zgjidhë problemet i vetëm, me 1 shrafciger.

Ka me ju mbajt inati, cka keni shkru në Facebook e qysh i keni sha ma të afërmit tuaj që skanë besuar si ju… ose qysh e keni lavdu Kurtin tu ja u teshë vllaznive e dhëndurve për politikë, tu’ bo Be verbërisht për Kurtin, kur kanë ardhë musafirë.

Keni me majtë inati edhe për çka i keni thonë e qysh ja u keni teshë kojshive te shkallët e lifti.

E mbas krejt kësaj, dhe dy vjetëve tjera inati… përsëri s’keni me pranu që keni gabu, por veç shumica prej jush keni me vendos mos me dalë mo’ në zgjedhje. Edhe pjesa tjetër, prej dëshprimi e inati, ka me ja nisë me lyp zgjidhje qysh me lëshu Kosovën, që me vazhdu me na sha prej atje.

Pra këto fakte, nuk i rrokin sondazhet sot… por i rrokin mas 2 vjetëve tjera inati, se dështimi po shihet prej aeroplanit.