Vdekje e dyshimtë në Deçan

Në fshatin Baballoq të Deçanit është gjetur pa shenja jete trupi i një të riu i lindur në vitin 1998.

Vdekjen e tij në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Prokurori i shtetit është njoftuar në lidhje me rastin dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i të riut është dërguar për obduksion.

Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.

Ja njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpin e ankusit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor.

Njësitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, poashtu vendngjarjes iu është përgjigjur edhe Njësiti Hetimeve Rajonale.

Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth ores 02:20 është terhequr nga vendi i ngjajës.

Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes)