Vdes 20-vjeçari në një aksident në Komoran

Një person me inicialet Q.D, i moshës 20 vjeçare ka vdekur si pasoje e nje aksidenti ne Komoran te Drenasit.

Në aksidentin ku ishin të përfshira dy motoçikleta dhe një veturë mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhenesi i policisë, Daut Hoxha.

“Rreth ores 17:10 në Komoran rruga e Carraleves, është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku, ku të përfshira kanë qenë një automjet (pick up) dhe dy motoçikleta. Njesite relevante policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po kryejn hetimet e nevojshme, përderisa të lenduarit sipas informatave të deritanishme janë dërguar për trajtim mjekësor.”