Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni zgjidhen nënkryetarë të PSD, kjo është kryesia e re

Partia Social Demokrate i ka zgjedhur dy nënkryetarët e saj.

Ata janë Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës dhe Zgjim Hyseni.

Ndërkaq sekretare e përgjithshme është zgjedhur Teutë Rrusta.

Përveç kryesisë së ngushtë PSD ka zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë.

Posti:

ZGJEDHEN NËNKRYETARËT, SEKRETARJA E PËRGJITHSHME DHE KRYESIA E RE E PSD-SË

Sot, Partia Socialdemokrate mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjetë të kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe përfaqësim të barabartë gjinor 50/50.

Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e rinj, kurse Teutë Rrusta u votua si sekretare e përgjithshme e PSD-së.

Anëtarë tjerë të Kryesisë u votuan:

Adea Batusha

Adem Megjuani

Albulenë Smaka

Blinera Sheholli-Dudi

Dren Kukaj

Drilon Pireva

Driton Çaushi

Eleonora Çeku

Faton Topalli

Frashër Krasniqi

Kaqusha Jashari

Natyra Kuçi

Nol Nushi

Shpresa Sejdiu

Shqipe Kastrati

Shyqiri Bytyqi

Visare Gorani

Poashtu, gjatë mbledhjes u mbajt diskutim rreth orientimit të subjektit të ri dhe u dakorduam që në mbledhjen e rradhës që do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit të miratohet dokumenti që qartëson rrugën përpara.