Vdes babai i Hysni Gucatit

Ka vdekur babai i ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i Hysniut, Musli Gucati.

“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë.
Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”.

Para pak ditëve Gucati nën përcjellje u pa duke dalë nga Spitali i Mitrovicës pasi erdhi nga Haga dhe vizitoi babanë e tij, i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë se Hysni Gucati u dënua me 4 vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale.