Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e hëna na pret mot mjaft i nxehtë dhe me diell në tërë rajonin tonë. Rrebeshet e shiut do të zhduken dy ose tri ditë për tu rikthyer përsëri në fund të javës./Meteoballkan