Vdes edhe një i ri në vendin e punës në Kosovë

Në Deçan ka humbur jetën tragjikisht një djalë në vendin e punës.

Kryetari i Komunës së Deçanit e ka publikuar lajmin për vdekjen e tij.

“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj. Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin”, ka shkruar ai.

Ky është edhe një tjetër rast ku humbet jeta në vendin e punës, raste të tilla në Kosovë regjistrohen shumë shpesh në Kosovë.