Vdes edhe një person me Covid 19

Ka vdekur edhe një paciente me Covid-19 nga Komuna e Drenasit.

Për vdekjen e kësaj paicente ka njoftuar vetë kryetari i kësaj komune, Ramiz LLadrovic i cili ka thënë se ky është rasti i parë që ka pvrfunduar me vdekje në Drenas.

“Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë.

Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19. Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne. Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes. Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Kujtojmë që gjatë orëve të mëngjesit ka vdekur edhe një paciente nga Peja, dhe një nga Gjilani, duke e çuar kështu nurmin në 111 viktima.